Kapen me 41 kg marijuhanë dhe 700 gr kokainë, pranga 4 shqiptarëve në Romë

Kapen me 41 kg marijuhanë dhe 700 gr kokainë, pranga 4 shqiptarëve në Romë

Droga që iu është kapur shqiptarëve në Itali

ITALI- Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Romës gjatë një operacioni të zhvilluar kundër drogës. Gjatë operacionit “Maxi” u konfiskuan 41 kg marijuhanë dhe 700 gram kokainë. 

Sipas mediave italiane, katër djemtë shqiptarë kur panë policinë treguan shenja nervozizmi duke bërë që të bien më shumë në sy.

Shqiptarëve iu gjet me vete edhe karta identiteti të rreme, të cilat i përdornin për të hyrë në territorin italian pasi ishin dënbuar prej aty që në shkurt të 2018-tës.

Të katër të arrestuarit u dërguan në burgun Regina Coeli, ku edhe do të presin vendimin e Gjykatës për trafikimin dhe shitjen e narkotikëve.



 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë