Dy shqiptarë dhe një italian kanë rënë në pranga të policisë italiane në Treviso, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur drogë.
Mediet raportojnë se policia sekuestroi 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro cash. Arrestimi i dy shqiptarëve dhe italianit u bë pasi lëvizjet e tyre u mbajtën në vëzhgim për disa kohë nga karabinierët.
Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.
Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.
Konkretisht policia sekuestroi 49 kilogramë hashash, 8 kilogramë marihuanë, 35 gram heroinë, 50 gram ekstazi (96 doza totale), 770 cigare elektronike, të markave të ndryshme, të përbëra nga lëngu që përmban përqindje të lartë THC (përbërës aktiv i kanabisit)
410 mijë euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, para që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shpërndarjes së drogës.