Kapen me 63 gramë kanabis në makinë, në shtëpi policia u gjen 102 kg, pranga tre të rinjve në Tepelenë

Kapen me 63 gramë kanabis në makinë, në shtëpi policia u gjen 102 kg, pranga tre të rinjve në Tepelenë

Foto ilustruese

TEPELENË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike.

Të rinjtë me iniciale: E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë; E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan u arrestuan në aksin rrugor Krahës-Memaliaj pasi në makinën ku po lëviznin kishin edhe 63.6 gram kanabis.

Gjatë kontrolleve në një banesë në fshatin Zhulaj të Memaliajt, e cila dyshohej se e përdorej nga shtetasit E.L dhe E.L, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej rreth 102 kilogramë kanabis.

NJOFTIMI I POLICË:

Tepelenë
Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Sekuestrohet 102 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

- E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;

- E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;

-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim". parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja