Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme 3 persona për trafikim të lëndëve narkotike.
Në pranga janë vënë F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë si dhe B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në qytetin e Rrëshenit gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr kanabis satva.
Po ashtu, Policia e Elbasanit ka arrestuar F.D., 26 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i është gjetur në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 4 persona, për veprën penale moskallëzim krimi.