Kapen me shkelje, AKU mbyll 5 'Fast Food-e' në Fier

Kapen me shkelje, AKU mbyll 5 'Fast Food-e' në Fier

Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Fier ka zhvilluar një aksion ku si pasojë janë mbyllur 5 'Fast Food-e'. Në subjektet në fjalë janë gjetur shkelje dhe përveç gjobitjes AKU ka bërë edhe mbylljen e tyre.

Drejtori i AKU Fier, Gëzim Aliaj ka bërë me dije se 'Fast Food-et' në fjalë janë gjetur me shkelje dokumentacioni dhe mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Këto 'Fast Food-e' janë më me emër në qytetin e Fierit dhe ndaj tyre janë vendosur gjoba 50 mijë lek të reja dhe më pas u bë edhe mbyllja e tyre për shkak të shkeljeve të gjetura.

Për rastet në fjalë Drejtori i AKU, Fier ka thënë se në këto kushte kur disa subjekte thyejnë ligjin dhe kryejnë aktivitetin pa përmbushur detyrimet është i domosdoshëm ligji për penalizimin me burg të subjekteve që cënojnë sigurinë e shëndetit të konsumatorit.

Ndërkohë ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë ushqimore që janë diskutuar së fundmi nga qeveria parashikojnë deri në 15 vite burg për ata subjekte që gjenden me shkelje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë