Ndryshimet në Kodin Penal për sigurinë ushqimore u diskutuan ditën e sotme gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me grupe të interesit. Rama tha se ky sektor do të pësojë një ndryshim të rrënjësishëm teksa paralajmëroi dënime të rënda për të gjithë shkelësit e sigurisë ushqimore.
Dënimet tha ai do të variojnë në bazë të shkeljes duke nisur nga heqja e të drejtës së veprimtarisë, gjobë dhe heqje lirie deri në 15 vite burg, parashikuar për tregtim të jashtëligjshëm të mallrave, prodhim jashtë standardeve, tregtim jashtë afateve të përdorimit, manipulim i produkteve Bio dhe heqje të elementëve të sigurisë.
Rama kërkoi bashkëpunim për përmbushjen e këtyre kritereve dhe paralajmëroi të gjithë tregtarët dhe prodhuesit e produkteve ushqimore të bëjnë një krahasim mes shumës që pretendojnë të fitojnë dhe viteve që mund të kalojnë prapa hekurave. I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi
"Dua ta filloj nga e kundërta që do të thotë se sot në Shqipëri ka një numër të madh njerëzish, sipërmarrësish që i janë dedikuar prej vitesh me pasion dhe shumë sakrifica këtij sektori për të importuar dhe eksportuar ushqim. Është e dhimbshme që të gjithë këta njerëz të futen në një thes dhe të jetosh me idenë se në Shqipëri hahet keq. Ushqehet edhe nga mediet në mënyrë të papërgjegjshme. Janë eksportuar mbi 300 mijë ton produkte dhe nuk janë marrë mbrapsht asnjë kamion me ushqime nga vendet europiane. Nëse ata produkte do ishin me hormone nuk do kishin këtë trende eksportesh. Shqipëria është bërë një vend i dëshiruar.
Nuk diskutohet se do të ishte e padrejtë që ne të të përpiqeshim të mbulonim rreziqet reale për produkte të rrezikshme. Është shumë e lehtë të sensibilizohesh dhe të bësh shpërndarje në rrjetet sociale kur shikon se policia bashkiake heq produktet që shiten në rrugë por nuk duhet të jetë kaq e vështirë për të kuptuar se kjo bëhet për të larguar produktet nga hapsirat që nuk i përmbushin standardet.
Sot kemi një siguri ushqimore më të lartë sesa kishim 5 vite më parë. Por jemi akoma larg së qeni në kushtet kur mund të themi që e kemi garantuar plotësisht garancinë e produkteve që u shiten konsumatorë, së dyti konkurrencën e drejtë dhe së treti rritjen e qëndrueshme të klompanive në kushtet e nje tregu që nuk nxjerr para duke kërcënuar sigurinë ushqimore.
Kjo është një betejë komplekse dhe e ngjashme me ato që kemi ndërmarrë për të vendosur rend. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor duhet të përballet me pasojat. Kush merr përsipër të cenojë shëndetin duhet të përballet me pasojat. Ai që e tregton produktin i cili është provuar i jashtëligjshëm do të dërgohet para ligjit. Nuk dua të hyj në shumë detaje dhe boshllëqe por dua të them shumë shkurt se prodhimi i rrezikshëm që dëmton veten dhe të tjerët sot referohen dhe janë faktikisht 65 materiale të tilla dhe përfundojnë në kosh. Këtu ne jemi të vendosur që të vendosim në Kodin e Ri penal në ndëshkimin me heqje lirie, me ndalimin e përjetshëm të personit për t'u marrë me atë aktivitet dhe me dëmshpërblimet përkatëse.
Edhe tregtimi i mallrave jashtë afatit të përdorimit do të ndëshkohet me ligj. AKU ka konstatuar tregtimin e mallrave jashtë afatit dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë. Për prokurorinë kjo nuk përbën një çështje. Mashtrimi me produktet është një tjetër sektor ku ne do të bëjmë një ndryshim të qenësishëm. P.sh produktet e qumështit që përmbajnë produkte të tjera do jenë pjesë e Kodit Penal. Këto janë kaluar me gjoba qesharake.
E fundit- Heqja e elementëve të sigurisë nga produktet ushqimore. Edhe kjo do të futet në Kodin Penal.
Do shkojnë deri në 15 vjet burg. Kush merr përsipër të prodhojë, eksportojë dhe importojë ushqim duhet ta dijë se po futet në një sektor me detyrimin për të mos cenuar shëndetin e konsumatorit.
Jemi të keq ardhur jo vetëm pse çdo goditje mediatike e pamotivuar krijon një alarm shumë të madh dhe ju godet ju drejtpërdrejtë.
Këto janë krime që sjellin jo vetë vdekje por edhe sëmundje. Shkelësve do i shkojmë nga pas dhe do i çojmë prapa hekurave. Një pjesë e tyre do tërhiqen dhe do dalin nga sistemi. Spekulantët do pakësohen dhe do mendohen mirë kur të bëjnë krahasimin mes shumës që pretendojnë të fitojnë dhe viteve që mund të kalojnë prapa hekurave", u shpreh Rama.
Në ndryshimet e Kodit Penal, siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lëndë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg. PS propozon që në çdo rast kjo vepër të dënohet me burg, ndërsa kur nga këto veprime janë prekur fëmijë ose gra shtatzëna, të dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet.
ISHTE
Gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
BËHET
Burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Kur preken fëmijët ose gratë shtatzëna Burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet
Po per 100 te helmuarit nga shteti qe merr parate me uje kanalesh ne tubacione a keni ndonje reagim apo (ku qendron problemi ketu?).
Përgjigju