Kapen me shkelje për lejet, 'Anti-korrupsioni' u mban lekët e pagës specialistëve të Mjedisit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, drejtuese e Task-Forcës Anti-korrupsion, ka bërë publik si cdo të mërkurë rezultatet e aksionit. Ministrja njoftoi se janë marrë shtatë masa disiplinore për punonjësit e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë pas shkelje që janë konstatuar me lejet. Për katër specialistë të mjedisit është kërkuar mbajtja e 1/3 së pagës, ndërkohë që tre të tjerë janë paralajmëruar për shkarkim nga detyra.

Nga kontrolli janë gjetur shkelje në shqyrtimin e aplikimeve, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga Autoritetet Kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja. Mos administrim në praktika i korrespondencave me pushtetin vendor apo edhe me agjencitë e tjera për subjektet që kërkojnë të pajisen me Leje Mjedisi, të cilat shpesh herë janë të konsideruar si formale.

Një tjetër shkelje që është kapur ka qenë edhe moskryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të ARMD, në rastet e mospërputhjes të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve, në kundërshtim kjo me ligjin “Për lejet e mjedisit” si dhe mosndjekja e procedurave verifikuese lidhur me kontratat për përpunimin e mbetjeve spitalore.

Deklaratë për shtyp mbi rezultatet e luftës kundër korrupsionit
Jam sot në këtë komunikim me publikun për të ndarë me ju si cdo javë, disa nga masat e marra nga Task Forca Antikorrupsion.

Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion ka vijuar me inspektime dhe kontrolle në institucione e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve.

Task ForcaAntikorrupsionnisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve në platformën shqipëriaqëduam.al, këtë javë ka ushtruar kontroll pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Tiranë (ARMD).

Inspektimi është kryerlidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, monitorimin e pyjeve, sistemin e informacionit mjedisor, bashkëpunimin me inspektoratet në zbatim të legjislacionit mjedisor, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet si vijon;

-          Në 39 praktika janë evidentuar shkelje të afateve për shqyrtimin e aplikimeve, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të Tipave  A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga Autoritetet Kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”:

-          Mosadministrim në praktika i korrespondencave me pushtetin vendor apo edhe meagjencië e tjerapër subjektet që kërkojnë të pajisen me Leje Mjedisi, të cilat shpsh herë janë të konsideruar si formale.

-          Moskryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të ARMD, në rastet e mospërputhjes të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve, në kundërshtim kjo me ligjin “Për lejet e mjedisit”;

-          Si dhe për Mosndjekjen e procedurave verifikuese lidhur me kontratat për përpunimin e mbetjeve spitalore;

Për të metat e konstatuara dhe të evidentuara në këtë raport kontrolli, lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit  janë rekomanduar 7 masa disiplinore;

ü  Mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në tre muaj” për 4 specialistë të mjedisit;

ü  Masë disiplinore “vërejtje me paralajmërim për shkarkim”, për 3 specialistët e të mjedisit:

Janë rekomanduar dhe masa administrative për përmirësimin e veprimtarisë të institucionit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Gjithashtu, nga strukturat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, në javët që lamë pas, janë evidentuar 19 vepra penale, janë proceduar penalisht 35 autorë dhe janë arrestuar 5 prej tyre.

Dua të theksoj dhe t’ju bëj me dije qytetarëve, vendosmërinë e Qeverisë për të t’i shkuar deri në fund betejës së reformimit të administratës publike, pa asnjë kompromis dhe pa toleruar askënd që shkel ligjin apo përfshihet në praktika korruptive.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të denoncojnë në platformën shqiperiaqeduam.al, çdo rast korruptiv apo abuzim me detyrën nga punonjësit e administratës publike, ju garantojmë se çdo ankesë dhe denoncim do të ndiqet nga TFA për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/04/2019 13:39

    Nuk po kuptoj po ne burg kush do shkoj ktu , neqoft se kto qe kan ber shkelje nuk shkojn ne burg shko Ti zonja ministre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë