Kapen me 'shtëpi bari', arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Gjermani

Kapen me 'shtëpi bari', arrestohen 4 të rinj shqiptarë në Gjermani

Foto ilustruese

Katër shqiptarë u arrestuan në Gjermani nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Përkatësisht, të rinjtë të moshave nga 28 deri në 45 vjeç u kapën në 2 qytetet gjermane, Leipzig dhe Rostock.

Fillimisht autoritetet policore gjermane gjetën dhe sekuestruan 8 kg kanabis sativa gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig javën që shkoi. Më pas nisi gjurmimi i detajuar dhe hetuesit përfunduan në qytetin tjetër në skajin më verior të vendin, Rostock, rreth 400 km larg Leipzig.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostock u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim të bimëve narkotike në hapësira të brendshme në të ashtuquajturat “shtëpi bari”, brenda së cilës u gjetën dhe sekuestruan 1300 bimë kanabis sativa.

Operacioni i gjerë ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Lajpcigut, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Në pranga ra edhe një gjerman 58-vjeçar, por u la i lirë me urdhër të prokurorit publik, ndërsa për 4 shqiptarët është caktuar masa e arrestit në burg. Në vijim të kërkimeve të policisë u gjetën më 24 tetor në periferi të Berlinit dhe në një tjetër qytet në kufi me Danimarkën sasi të tjera kanabis dhe amfetamine.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni