LIBRAZHD-Rreth 20 kilogramë kanabis dhe 3 persona në pranga është bilanci i operacionit të policisë së Elbasanit, i koduar “Parkingu”.
 
Të arrestuarit
 
-Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjitës natribani, e dyshuar “Cannabis Sativa”.
 
-Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës. Ky person dyshohet të ketë drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike.
 
-Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës. Ky person duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG, dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.
 
Burime nga policia bëjnë me dije se u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.L, 45-vjeç banues në Durrës.45-vjeçari dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
 
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",kryer në bashkëpunim.
 
[gallery]21917[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com