Kapen në Francë dhe Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë 2 shtetas të kërkuar

Kapen në Francë dhe Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë 2 shtetas të kërkuar

Foto ilustruese

Dy shtetas shqiptar janë kapur dhe ekstraduar drejt Shqipërisë ditën e sotme nga Franca dhe nga Italia pasi ishin shpallur në kërkim.

Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi në Francë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Tom Kaçi, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në muajin tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, komuna Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. Q., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 15.01.2019, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. Q., në bashkëpunim me shtetasin I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë