Një 39-vjeçar dhe një 34-vjeçare u kapën në “via Semitecola” të qytetit të Padovas brenda një veture Peugeot 206. Agjentët dyshues shkuan të kontrollonin automjetin, në atë moment njëri prej të dyve zbriti dhe u përpoq të arratisej nëpër fusha.
Gjatë vrapimit i ra një objekt. Një polic arriti që ta bllokonte, ndërkohë që në zonë mbërriti një tjetër makinë e policisë që nisi të kontrollonte fushën, duke gjetur një çorape e cila kishte brenda disa sende prej ari: në total kishte rreth 20 gjerdanë dhe po aq unaza dhe medalje.
Që të dy u dërguan në komisariat, u identifikuan dhe paditën. Të dy shtetasit janë goditur nga dekreti i dëbimit nga territori italian dhe kështu që do të shoqërohen drejt Qendrës së Qëndrimit për riatdhesimet në Bari.
[gallery]24791[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO








