Katër meshkuj, tre gra, 9 fëmijë mes tyre një foshnje tetë muajëshe që vinin nga Siria janë ndaluar nga polcia kufitare e Kapshticës pranë fshatit Vërnik të rrethit të Devollit. 16 sirianët janë ndaluar teksa po shkonin në drejtim të Piramidave I-24 dhe I-25 pas 16 orësh udhëtim pa udhërrëfyes.
 
Gjate intervistimit paraprak njofton policia, rezultoi se 16 sirianët kishin si synim të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Serbi dhe më pas në Gjermani.

Ndërkohë edhe minsitria e Brendshme bën me dije se sirianët kane qene ne kampin e Idomenise dhe qe atje jane larguar per ne drejtim te Selanikut, nga ku kane marre dy taksi per t’iu afruar kufirit tone. Me pas kane udhetuar 16 km per rreth 12 ore deri ne çastin qe jane kapur nga patrulla e policise kufitare te stacionit Kapshtice.

Nga dëshmitë e para rezulton se ata u  kane paguar nga 50 euro taksive per te ardhur deri afer kufirit. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se disa prej këtyre shtetasve ndodhen në ne Stacionin e Kapshtices për emigrantet, ku iu eshte ofruar ushqim dhe veshje dhe jane akomoduar ndërsa të tjerë janë shoqëruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore

Keta shtetas njofton ministria do te strehohen ne qendrat per refugjatet dhe migrantet ne varesi te MPB. Shtetasit nuk kerkojne azil ne vendin tone por duan te kthehen ne Greqi.

Gjendja e tyre shendetesore nuk eshte e mire ndaj dhe po mbahen nen kujdesin e vazhdueshem te strukturave te MPB.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)