TIRANË - Tre persona, mes të cilëve një grua janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës mëngjesin e sotëm pasi akuzohen për prodhimin dhe tregëtimin e lëndëve narkotike të lloit Kanabis Sativa. Oldian Proko, 26 vjec, lindur dhe banues ne Gjirokaster, Fatos Velaj 42 vjeç, lindur në Poliçan dhe banues në Tiranë dhe Vjosa Çaçi, 26 vjec, lindur dhe banues ne Gjiokaster u arrestuan në afërsi të aeroporit “Nënë Tereza” në Rinas.
Në momentin e arrestimit ata ishin duke lëvizur në këtë zonë me automjetin tip Mercedes Benz taksi me targa AA140 BZ. Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën 5 kg e 80gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis Sativa në formë Çokollate e ndarë në pesë pako. Dyshohet se droga qe shitej ne treg ishte e prodhuar në Lazarat
Policia sekuestroi menjëherë 5kg e 80 gram kanabis në formë çokollate të presuar dhe u sekuestrua gjithashtu automjeti me targe AA140 BZ dhe katër telefonë celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të "Prodhimt, shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com