JANINË- Një sasi prej 951 kg kanabis është kapur në Janinë, ku në pranga ka rënë një 30-vjeçar, i cili mendohet se është shqiptar.
Mësohet se policia, pas informacioneve të marra, ka ndjekur kufirin greko-shqiptar dhe e ndaloi atë në hyrje të Janinës. Gjatë kontrollit u zbulua se në kamion, i cili rezulton i vjedhur, transportohej një ngarkesë prej 951 kg kanabis.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, teksa kanë nisur hetimet për të zbuluar se kujt i përket kjo sasi droge.
Droga e sekuestruar
Komento