Kapet 1 ton kokainë në Portin e Savonës në Itali, vinte për një bandë italo-shqiptare! 2 javë më parë u kapen 4 shqiptarë me 353 kg kokainë (VIDEO)

Një ton kokainë është kapur dhe është sekuestruar në portin e Savonës. Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijeve tregtare dhe u gjet nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës dhe Guardia di Financa.  Operacioni që është kryer nga autoritet policore të Barit.

U sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura me zgjuarsi në “karinat” e motorëve të varkës, me një peshë totale rreth një ton. Operacioni që është kryer nga Guardia di Fiananza e Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit.

Gjithashtu në atë rast droga kishte mbërritur në portin e Savonës. Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibaltarin.

Hetimet dhe banda italo-shqiptare

Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme , kur njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare pranë Policisë Financiare të Barit sekuestroi sasinë e madhe të drogës të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës. Hetimet e deritanishme kanë shërbyer për të rindërtuar aktivitetet kriminale të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore e jugore në bashkëpunim me subjektet kriminale shqiptare. E gjithë sasi e drogës e sekuestruar për 16 ditë, pra 1.3 tonë kokainë, ishte e gjitha e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi