GREQI- Një sasi prej 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar.
 
Mësohet se lënda narkotike u gjet në brendësi të një mjeti tip "Suzuki", në afërsi të fshatit Kapllaq.
 
Droga kishte kaluar në doganën e Kakavijës pa u vërë re nga policia kufitare, ndërsa destinacioni i saj ishte Athina.

Polcia nis hetimet për zbulimin e personave te tjere të përfshirë në këtë rrjet.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)