Kapet 260 kg kokainë që vinte nga Amerikan Latine në Slloveni, në pranga një shqiptar dhe një brazilian

Kapet 260 kg kokainë që vinte nga Amerikan Latine në Slloveni, në pranga një shqiptar dhe një brazilian

Porti i Koperit në Slloveni

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në portin e Koperit në Slloveni ndërsa në pranga është vënë një shqiptar dhe një brazilian.

260 kilogramë kokainë u gjetën në një anije mallrash që po transportonte sojë nga Amerika e Jugut. 

Nëse do të hidhej në treg, sasia e kokainës do të sillte rreth 10 milionë euro.

Zbulimi i kokainës ndodhi më 14 mars, kur oficerët e sigurisë vunë re dy zhytës të cilët po përpiqeshin të nxirrnin pesë valixhe brenda një depozite uji.

Policia ndaloi dy personat, një shtetas brazilian dhe shqiptar, tashmë në paraburgim.

Nuk është hera e parë që në portin e Koperit kapet një sasi kaq e madhe lënde narkotike, ajo zakonisht gjendet në kontejnerë apo në motorët e anijeve tregtare, por asnjëherë brenda një depozite uji.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë