Gjenden 300 kg kanabis në një furgon pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar! Policia helene në kërkim të drejtuesit

Gjenden 300 kg kanabis në një furgon pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar! Policia helene në kërkim të drejtuesit

Droga e sekuestruar

Policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg kanabis disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar. Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani. Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt. Vijon operacioni për kapjen e shoferit.

Me shumë gjasa, siç vlerësojnë efektivët e Policisë, mjeti ka pasur një defekt mekanik, ku drejtuesi i mjetit ka kuptuar se tashmë ekzistonte një mundësi serioze për zbulimin e tij, pasi tashmë ishte vënë në dijeni EL.AS. për një kamion të parkuar në Egnatia.

Që në momentin e parë ka pasur një mobilizim të madh të forcave të Policisë, ku operacioni për gjetjen e personit në fjalë ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërkohë që vijon ende. Në orët në vijim pritet njoftimi zyrtar i Policisë, si dhe fotot përkatëse të kësaj sasie të madhe kanabisi të papërpunuar.

Policia greke në një deklaratë për shtyp është shprehur se "Kemi sekuestruar brenda në furgon 7 çanta që përmbanin 117 pako me 303 kg 330 gram marijuanë. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur thirrjes tonë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin dje pasdite. Mjeti rezulton i vjedhur në tetor 2019 në Athinë. Janë sekuestruar dhe një çift targash. Po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit". 

Kujtojmë se gazeta më e madhe greke Protothema shkruante dje se pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e hashashit në malet greke. Sipas autoriteteve greke  kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit – sipas vlerësimeve të Prokurorisë – ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi, në vend të importit të hashashit nga Shqipëria dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave , kultivimi vazhdon në malet greke.

Furgoni ku ishte droga

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?