Kapet 325 kg marijuanë në
kufirin shqiptar, pranga 45-vjeçarit

Kapet 325 kg marijuanë në <br />kufirin shqiptar, pranga 45-vjeçarit
GJIROKASTER - Një sasi prej 325 kg marijuane është kapur në orët e mëngjesit të sotëm nga policia greke, pranë kufirit shqiptar. Dy persona janë arrestuar, njëri 45-vjeçar ndërsa për tjetrin nuk bëhet e ditur as mosha dhe as identiteti i tij.

Mësohet se marijuana është blerë në Lazarat paraditen e djeshme dhe kishte për destinacion Athinën, nga ku do dhe shitej në një zonë periferike të kryeqytetit grek. Burimet greke të informacionit duke i’u referuar Policisë së Janinës, kanë saktësuar se aksioni i policisë greke kishte angazhuar një trupë prej 20 policësh, të cilët ishin në dijeni të kalimit të drogës nga Gjirokastra, në zonën e Epirit në Greqinë veriore.

Trafikantët e arrestuar kanë treguar gjithçka rreth aksionit të tyre të trafikimit të marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë. Trafiku ka pasur ndihmën edhe të tre personave të tjerë të cilët në momentin e kapjes së dy personave mëngjesin e sotëm, janë larguar në drejtim të paditur. Policia e Gjirokastrës konfirmon sasinë e kapur nga policia greke në zonën e Gormu Paleopirgos e cila është në afërsi të fshatit Catistë Komuna e Pogonit në rrethin e Gjirokastrës.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjirokastrës Gentijan Mullai, forcat policore kanë qenë prej ditës së djeshme në ndjekje të trafikantëve deri në afërsi të kufirit të gjelbër mes dy shteteve, por nuk kanë mundur dot t’i kapin për shkak të terrenit të thyer malor dhe kohës së keqe. Megjithatë, policia e Gjirokastrës ka vënë në dijeni policinë e Janinës e cila mori masat konkrete për kapjen e trafikantëve dhe sekuestrimin e marijuanës në koordinatat e mësuara prej homologëve shqiptarë të policisë së Gjirokastrës.

E gjithë sasia prej 325 kg marijuane, pasi ka hyrë në territorin grek me ndihmën edhe të mushkave, është depozituar poshtë një ure në zonën e lartpërmendur në pritje të transportimit të saj me një furgon. Në momentin e afrimit të furgonit, policia greke ka ndërhyrë menjëherë. Tre trafikantë janë larguar në drejtim të paditur, duke lënë pas marijuanën e tërhequr nga Lazarati dhe dy shokët e tyre që u arrestuan menjëherë nga policia. E gjithë sasia e marijuanës ka qenë brenda 11 cantave shpine dhe e ndarë në 311 pako të mbështjella me letër ngjitëse transparente.

Ndërkaq Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të tre trafikantëve të tjerë që i shpëtuan policisë greke në aksionin e kapjes së marijuanës. Ata pas largimit nga vendngjarja janë rikthyer në territorin shqiptar. Një patrullë policore kufitare dhe dhjetëra policë të komisariatit te Policisë së Gjirokastrës, janë vënë në ndjekje të tyre.

Sasia e sotme, e çon në 3.2 ton, sasinë e marijuanës së kapur nga policia greke e Janinës për këtë vit.

gjirokaster, droga e kapur me logo
(Në foto sasia e drogës e kapur sot në Pogon të Gjirokastrës)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FSK kontrolle në dalje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FSK kontrolle në dalje të qytetit