I njohur si Neli Çela, ai telefonoi në redaksinë e A1 Report menjëherë pas publikimit të listës zyrtare të policisë me personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit të trafikantëve të Lazaratit, duke treguar vendodhjen e tij të saktë, në një supermarket në Granicë të Gjirokastrës, madje edhe duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.
Në një intervistë që gazetarja e A1 Report Jerola Ziaj zhvilloi me Çelën menjëherë pas telefonatës së tij në redaksinë e televizionit tonë, ai tha se nuk kishte qëlluar në drejtim të policisë, duke shtuar se kjo gjë sipas tij mund të verifikohej lehtësisht nga kamerat e sigurisë së supermarketit ku ai ndodhej. Ai theksoi ndër të tjera se prej vitesh nuk futet në Lazarat për shkak se është i survejuar nga policia, por nuk sqaroi arsyet se përse ndodhet në survejim.
Deklarata e tij publike e vendodhjes së tij në A1 Report, bëri të mundur që forcat e policisë të arrestojnë snajperistin e akuzuar nga policia si pjesë e 13 trafikantëve që qëllojnë ndaj policisë.
Po ashtu, përmes një komunikate për shtyp, policia u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Lazaratiti që të qëndrojnë në banesat e tyre si dhe të bashkëpunojnë në verfikimet procedurale.
Në ditën e katërt të aksionit policor mbi Lazarat burime për A1 Report raportuan se Altin Shurdhi dhe 12 të tjerë qëllojnë mbi efektivet e policisë. Sipas të njëjtit burim, snajperisti që qëllonte u identifikua si Neli Çela, dhe se është pjese e grupit te Altin Shurdhit. Burime nga policia bënë të ditur për A1 Report se trafikantët po qëllojnë nga banesa e Shurdhit.
Çela për A1 REPORT: Nuk kam qëlluar unë, jam gabimisht në listën e trafikantëve
Hysni Çela, i njohur në Lazarat si Neli Çela në një intervistë për A1 REPORT thotë se nuk është pjesë e trafikantëve që qëllojnë ndaj policisë, edhe pse emri i tij është në listën e të kërkuarve nga policia. Nga Granica e Gjirokastrës Çela tha për gazetaren e A1 REPORT Jerola Ziaj se ka vite qe nuk shkon në Lazarat për shkak se është i survejuar nga policia, por nuk sqaron arsyet se përse ndodhet në survejim. Ai thotë se emri i tij është gabimisht në listën që polcia disponon me emrat e personave të dyshuar që kanë qëlluar me armë kundër uniformave blu.