Kapet 500 kg kokainë në Dubai me vlerë 118 milionë euro, një i arrestuar

Kapet 500 kg kokainë në Dubai me vlerë 118 milionë euro, një i arrestuar

Kokaina e sekuestruar

Policia e Dubait ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kokainë, më një vlerë rreth 118 milionë euro, nëse do të hidhej treg. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Akrepi’, policia thotë se një person është arrestuar si i dyshuar, i cili ishte me precedent penal.

"Ai ka pranuar krimin dhe u referua në Prokurorinë Publike për veprime të mëtejshme ligjore," tha policia.

Abdullah Khalifa Al Merri, Komandant i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, e përshkroi sekuestrimin e drogës si më të madhin e këtij lloji në rajon.

"Policia e Dubait fokusohet në bashkëpunimin me departamentet e policisë botërore dhe qëndron kundër trafikut të drogës," tha Gjeneral Lejtnant Al Merri.

Policia e Dubait u informua për një bandë ndërkombëtare që kishte arritur të kontrabandonte drogën nga në një port detar.

Një i dyshuar u mbajt nën vëzhgim nga Policia e Dubait para se forcat të bastisnin vendin. Drejtor i Departamentit Anti-Narkotik në Policinë e Dubait, tha se i dyshuari e kishte transferuar drogën në një emirat tjetër dhe e kishte ruajtur në një magazinë.

I dyshuari mori me qira një makinë dhe bleu mjete për të nxjerrë drogën në mënyrë që të shiste kokainë brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.D: 10/10/2021 22:36

    Sasia duket që mren ka dorë shqiptari. Ishalla ju ecën o çuna,merjani paret asaj rrace leshi me fustona.bojani me klering,10 kg = 1 pus nafte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit! Arrestohet autori