GREQI- Rreth 805 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në 8 shkurt, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë. Lënda narkotike e cila vinte nga Shqipëria u sekuestrua në Prevezë. Por ditën e sotme, lidhur me këtë ngjarje, policia greke ka lëshuar një urdhër-arresti për një oficer të policisë greke, pasi dyshohet si i përfshirë në zinxhirin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë.
Urdhër-arresti është lëshuar nga gjyqtari i Prevezës, teksa bëhet fjalë për operacionin e madh policor në një moçal, mëngjesin e së premtes, më 8 shkurt. Aksioni u krye gjatë transferimit të drogës nga një anije shqiptare për në një banesë.
Gjatë operacionit u konfiskuan 19 qese me drogë, si dhe u arrestuan dy shtetasit shqiptarë. Oficeri grek i Antidrogës në Prevezë, tashmë është i pezulluar për një ngjarje tjetër, por gjyqtari vendosi ta dërgonte në prokurori, si të akuzuar për lidhje direkte me këtë rrjet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com