Kapet banda e hajdutëve në kryeqytet, vodhën ‘BMW’-në dhe tentuan ta shisnin, por u kapën mat

Kapet banda e hajdutëve në kryeqytet, vodhën ‘BMW’-në dhe tentuan ta shisnin, por u kapën mat

Momenti i shoqërimit në komisariat i të rinjve

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen si autor të disa vjedhjeve në Tiranë.

Ndërkohë një tjetër bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim si dhe një 17 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë.

-L.Z., 23 vjeç, M.M., 21 vjeç, E.M., 22 vjeç dhe I.Xh., 21 vjeç, u arrestuan nga blutë e kryeqytetit ndërsa K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë si dhe u shpall në kërkim J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Të rinjtë kanë kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës.

E fundit që u solli dhe arrestimin ishte hyrja në banesën e një qytetari me inicialet J.K ku përveç vjedhjes së disa sendeve personale vodhën dhe makinën tip ‘BMW’ të cilën i ka ndihmuar 31 vjeçari i shpallur në kërkim për ta shitur.

Ndërkohë që të rinjtë dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në zona të ndryshme në kryeqytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital