Kapet banda e shqiptarëve që
furnizonte Selanikun me kokainë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në qytetin e selanikut si pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë. Sipas raportit të policisë greke të arrestuarit janë dy meshkuj, 38 dhe 37 vjeç dhe një vemër, 31 vjeç.

Në raportin e policisë, 38 vjeçari konsiderohet si një nga drejtuesit e grupit dhe në momentin e arrestimit, i janë gjetur në makinë 2.3 kg kokainë, të cilën dyshohet ta ketë marrë nga 37 vjeçari i arrestuar.

Në momentin e ndalimit nga policia 38 vjeçari tentoi të largohej dhe për këtë arsye makina e tij u përplas me dy makina të policisë, ndërkohë që gjatë arrestimin bëri rezistencë.

Nga kontrolli në banesën e 38-vjeçarit, i cili bashkëjetonte me 31-vjeçaren e arrestuar në lagjen Evosmo, u gjetën dhe u sekuestruan 237 gr kokainë, 27.930 euroi, 12 mijë lekë dhe shuma të tjera në dollarë, pound dhe rubla.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 9 telefona celularë, 2 peshore që përdoreshin për kokainën, dy automjete si edhe disa blloqe ku mbaheshin shënime nga shitja e kokainës.

arrestim greqi

arrestim greqi

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë