Kapet duke vjedhur vëllai i kreut të
Agjencisë Kosovare të Inteligjencës 

Kapet duke vjedhur vëllai i kreut të<br />Agjencisë Kosovare të Inteligjencës 
KOSOVË - Mediat Kosovare kanë bërë të ditur se Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar të hënën si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë.

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Gjakovës, Shpresa Bakija, ka thënë për “Kohën Ditore” se një zyrtar administrativ është kapur në flagrancë me dy bidona në tentativë për të kryer vjedhje të karburantit.

“Ka ndodhur një tentativë vjedhjeje. Zyrtari është zënë në flagrancë me dy bidona duke marrë naftë. Është njoftuar Inspektorati Policor.Ne do të vazhdojmë me tutje, por nuk ma merr mendja që do të shkojmë me ndonjë masë të rëndë, për arsye se është në tentativë dhe është një sasi e vogël”, ka thënë Shpresa Bakija.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi