TIRANE- Kur kanë kaluar vetëm dy javë nga arrestimi i reperit kosovar Cozman (Ylber Abdullahu), i cili u kap me 20 gram Cannabis Sativa, Policia e Tiranës vuri në pranga edhe furnizuesin e tij, Andi Xeba. Sipas policisë, Xeba ishte nën hetim disa muaj më parë, ndërsa burime të “Shqiptarja.com” thanë se pas arrestimit të Cozman, ky në deklaratën e tij ka bërë edhe përshkrimin e personit që e furnizonte me lëndë narkotike. Sipas përshkrimit është bërë i mundur edhe identiteti i furnizuesit, ku ka rezultuar të jetë Andi Xeba. Ndërkohë, së bashku me këtë të fundit u arrestuan edhe 4 persona të tjerë të cilët janë të afërm dhe bashkëpunëtorë të Xebës.
Arristimi
Policia e Tiranës goditi dje një grup kriminal të cilët merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lënëve narkotike. Në sajë të operacionit të koduar “Brilant”, në pranga ranë Marsel Xeba, i cili është edhe drejtuesi i grupit kriminal, dy vëllezërit e tij Ilirjan dhe Andi Xeba, si dhe kushurinjtë Skerdi Xhelo dhe Lavdrim Xeba. Sipas një hetimi 5 vjeçar, grupi ka ushtruar aktivitetin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Cannabis Sativa, duke përfituar shuma të mëdha parash në Tiranë, konkretisht në “Rrugën e Durrësit”, Rrugën “Milan Shuflaj”, në zonën e ish-Bllokut, por edhe në qytetet e Vlorës dhe Sarandës.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve, policia gjeti një sasi prej 648.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa. Ndërsa, në banesën e kreut të grupit, Marsel Xeba u gjetën edhe 25 fishekë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një motorr tip “T MAX” me targa AK 620, një automjet tip “Ford Fusion” me targa AA 314 JD, një automjet tip “Volsëagen Polo” me targë TR 0343 P dhe 4 telefona celularë.
Të mërkurën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 5 të arrestuari ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Ndërsa, në kuadër të këtij operacioni, më herët u arrestuan edhe Fjordi Leka, gëzim Gashi, Xhulio Qevanaj dhe Noel Papuli.
04.07.2015, Cozman u kap me Cannabis, u lirua me 5 mijë euro garanci
Reperi Cozman dhe këngëtarja Tuna (Altuna Sejdiu)janë ndaluar nga policia më 4 korrik kur po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish-piramida. Fillimisht, Tuna ka kundërshtuar duke thënë se ”…unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni…”.
Por, pasi i është gjetur e fshehur në mbathje lënda narkotike të dashurit të saj Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur “…ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak…”. Pas konstatimit të lëndës narkotike, dy këngëtarët u shoqëruan në Drejtorisë së Policisë Tiranë. Më pas, Cozman u lirua nga Gjykata e Tiranës me kushtin e garancinë bankare prej 5 mijë euro.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com