Kapet hajduti pukjan në Fier, vodhi
11 mln e 500 mijë lekë nga 3 kazino

Kapet hajduti pukjan në Fier, vodhi<br />11 mln e 500 mijë lekë nga 3 kazino
FIER - Tre grabitje kazinosh brenda 10 ditëve, arrestohet 27-vjeçari. Policia e Fierit vuri në pranga Besion Ahmetajn lindur në Pukë dhe banues në Fier pasi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 01:20 në lagjen “11 Janari” ka grabitur i maskuar dhe i armatosur me pistoletë 240 mijë lekë të reja në një kazino.
 
Policia mundi ta vë në pranga autorin, por nga hetimet zbuloi se Ahmetaj kishte grabitur edhe dy kazino të tjera në 6 dhe 10 tetor të këtij viti. Edhe këto grabitje janë kryer në orët e para të mëngjesit, ku njëherë ka marrë 110 mijë lekë të reja dhe në grabitjen tjetër 800 mijë lekë të reja.
 
Policia sekuestroi
Një pistoletë e markës Elco me një krehër dhe 7 fishekë luftarake, te cilën e përdorte për kanosje gjatë kohës që kryente vjedhje.
Një biçiklete të cilën e përdorte për transport gjatë kohës që kryente vjedhjet me armë.
Xhupi me kokore, që e përdorte për t’u maskuar gjatë kohës që kryente vjedhjet me armë.
Cannabis Stativa e gjetur në rrobat e tij, gjate kontrollit personal në xhupin që kishte veshur autori.
Ju sekuestruan 2.400 000 lekë të vjetra, të vjedhura me armë në një nga kazinotë. 

besion ahmetaj kazino
besion ahmetaj kazino
besion ahmetaj kazino

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë