TIRANË - Ilir Kupa, njëri prej të arratisurve nga burgu i Trikallas, Greqi në mars të 2013 u arrestua sot në orët e para të mëngjesit në periferi të Tiranës.
Arrestimi është kryer në një banesë në Qafën e Kasharit, dhe sipas oficerëve të policisë dhe FNSH pjesë e operacionit të arrestimit Kupa ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar me armë në ajër kur ka parë policinë.
”Do qëlloja mbi ju por ndërrova mendje. Ju lumtë më kapët”- mësohet të ketë thënë Ilir Kupa në momentin e arrestimit, informon gazetari ynë Arsen Rusta.
Kupa ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të cilët kanë arritur t'i largohen policisë.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilëson operacionin e arrestimit të sukseshëm dhe deklaron se po hetohet dhe përfshirja e Ilir Kupës në ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, mes tyre dhe grabitja e argjendarisë në TEG dhe ajo e dyqanit të AMC-së.
ORA 14: 50 TAHIRI: HETIME DHE PER NGJARJET KRIMINALE NE TIRANE
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilëson operacionin e arrestimit të sukseshëm dhe deklaron se po hetohet dhe përfshirja e Ilir Kupës në ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në Tiranë. Një nga ngjarjet kriminale është dhe ajo e grabitjes së argjendarisë në TEG dhe ka dyshime se ato janë të përfshirë në këtë grabitje.
“Arrestimi i Ilir Kupës është një medalje në gjoksin e policisë së Tiranës, FNSH-së dhe RENEA-s. Arrestimi i Kupës do të na çojë në rrugë të mbarë”- tha Tahiri. Gjatë kësaj kohe në Drejtorinë e policisë së Tiranës në pranga mbërritën dhe dy persona. Njëri prej tyre mendohet se është vrasës me pagesë.
/Shqiptarja.com

Tahiri: Arrestimi i Kupës, medalje në gjoksin e strukturave të policisë