Kapet i riu në Sarandë, i sekuestrohet pistoleta dhe makina/ EMRI-FOTO

Kapet i riu në Sarandë, i sekuestrohet pistoleta dhe makina/ EMRI-FOTO

Pistoleta e sekuestruar

Policia e Sarandës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili lëvizte nëpër qytet me armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi L. Niko, banues në Gjashtë të Sarandës, ndërsa janë sekuestruar pistoleta dhe mjeti tip ‘Smart’, me të cilin lëvizte i riu.

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të plan masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një automjet.

Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.

Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi: L. Niko, 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas është konstatuar në lagjen ''Nr.1'', duke qarkulluar me mjetin tip ''Smart'', në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë tip ''TT'' si dhe automjeti. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Policia shprehet e vendosur dhe e gatshme për të goditur çdo rast paligjshmërie me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.


(Makina tip 'Smart' e sekuestruar)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore