DURRËS - Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në saj të operacionit të koduar 'Mbikalimi', pasi është kapur me një sasi 42 kg e 260 gr kanabis. I arrestuari është K.Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.
Drogën që kishte në posedim, 25-vjeçari e kishte fshehur në makinën e tij. Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi. Tashmë ai do të përballet me gjykatën e Durrësi nën akuzën për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe " Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Komento
gjynaf
Përgjigju