Kapet i riu që shpërndante kanabis në lokalet e Tiranës, telefoni i zbërthen grupin dhe klientët

Kapet i riu që shpërndante kanabis në lokalet e Tiranës, telefoni i zbërthen grupin dhe klientët

TIRANË-Një person është arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai është 21-vjeçari me inicialet E.L. nga Tirana. Policia pas kontrollit i ka sekuestruar rreth 25.6 kanabis e gatshme për shpërndarje, 2 aparate celularë dhe një shumë parash.

Autori është kapur në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali. Ai e kishte paketuar kanabisin në 11 qese në sasi të vogla e gatshme për t'u shitur, ndërkohë që dy aparatet celularë përdoreshin për të siguruar klientele.

Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesë ku në një tub plastik në hyrje, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një sasi prej  rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" në ngarkim të shtetasit E. L.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar