TIRANE - Do të njiheshin në shoqëri të përbashkët por pa e ditur se në më pak se një javë gjithçka do të kthehej në një shantazh dhe kërcënim me publikimin e një foto.
Është kjo historia e ndodhur ndërmjet djalit të anëtares së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi si dhe një të riu nga Kërnaja e Tropojës me banim në Tiranë.
Zanafilla e shantazhit ku i riu J.Meksi duhet të paguante 5 qind mijë lekë pasi në të kundërt do t’i publikohej foto duke tymosur marjuanë nis prej tetorit, e për të përfunduar të mërkurën më 24 nëntor ku dhe është prangosur Ilirjan Nezaj i cili kërcënonte në këmbim të një shume parave.
Ish-deputetja e PS-s dhe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës në BSH-së Meksi sapo ka parë mungesën e disa bizhuve në banesë ka folur menjëherë me djalin i cili prej 2 muaj i mbante të fshehtë familjes situatën në të cilën ndodhej dhe faktin se bizhutë ishin marë prej tij, shtiru e më pas ai kish paguar gjobën e vënë nga dikur shoku i tij Nezaj.
Menjëherë pas kësaj situate znj.Meksi është drejtuar policisë për kallëzim nga ku më pas është prangosur Nezaj për të cilin gjykata e krimeve t rënda me kërkesë të prokurorisë tashmë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com