Kapet i riu shqiptar në Britani, Daily Mail: Hyri me forcë në shtëpinë e një gruaje! Kërkoi bashkatdhetarin që u kap me 44 mijë paund në Shqipëri! Nën hetim për pastrim parash

Kapet i riu shqiptar në Britani, Daily Mail: Hyri me forcë në shtëpinë e një gruaje! Kërkoi bashkatdhetarin që u kap me 44 mijë paund në Shqipëri! Nën hetim për pastrim parash

Foto ilustruese

Një adoleshent shqiptar kishte kërkuar ndihmë te një grua britanike sapo kaloi kanalin e La Manshit me gomone. Ai hyri në shtëpinë e saj dhe përdori telefonin e saj për të kontaktuar një tjetër shqiptar. Sipas Daily Mail, adoleshenti kërkoi që britanikja Sue Doyle, 59 vjeçe ta conte në Londër ose Manchester, por ajo nuk pranoi. Ai i rrëmbeu 2 telefona dhe sipas medias ‘Daily Mail’, kontaktoi 40-vjeçarin Rezart Balesi, i cili jeton pranë Bury, Greater Manchester dhe është dënuar për konflikte të dhunshme në Britani.

Balesi rezulton nën hetim edhe në Shqipëri për pastrim parash të një vlere prej rreth 44 mijë paund. Mesazhi i fundit i djalit drejtuar Balesit, i shkruar në shqip, ishte: “Mendoj se më kanë gjetur. Merrni një avokat. Policia ka hyrë në shtëpi.”

Doyle kishte dalë nga shtëpia e saj duke bërtitur pasi djali hyri brenda më 23 tetor. Fqinja e saj Louise Monger, 37 vjeçe, thirri policinë dhe u përpoq të tërhiqte adoleshentin jashtë. Ai rezistoi, duke bërtitur: "Jo polici, pa polici". Fqinja foli në telefon me Balesin, i cili vepronte si përkthyes. Balesi i tha asaj se një automjet tip Volksëagen Golf blu ishte në rrugë. 

Ajo pa një VË Golf blu duke kaluar, por nuk u ndal, ndoshta për shkak se ishte një furgon policie pas saj. I riu u arrestua nga policia që ka nisur hetimet e mesazheve në Facebook dhe telefonatës me shqiptarin. Ndërkohë sipas Daily Mail, Doyle mbeti aq e traumatizuar sa është larguar nga shtëpia ku kishte jetuar për 30 vjet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin