Një 40-vjeçar, i identifikuar si Rezart Balesi, është vënë nën hetim për pastrim parash në Fier, pasi u kap me 44 mijë paund dhe 3 mijë euro në makinë. 

Në vendin e quajtur 'Poçem', policia e Fierit ndaloi për kontroll makinën tip 'Benz' që drejtohej nga Rezart Balezi. 

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky 44-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin Rerzat Balezi, 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.