Kapet kamioni me drogë
nga Shqipëria drejt Greqisë

Kapet kamioni me drogë<br />nga Shqipëria drejt Greqisë
JANINË - Të paktën 180 kg hashash u bllokuan nga policia greke, ndërsa dy persona, një shqiptar dhe një grek, u ndaluan, njoftoi sot policia e Sarandës, në jug të vendit.
“Lënda narkotike u diktua nga policia greke, teksa dy transportuesit sapo kishin dalë ilegalisht nga territori shqiptarë”, thuhet në komunikatën e policisë, duke u referuar deklaratës greke.
Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte fshehur në automjetin e shtetasit shqiptar, me targa bullgare.
“Drejtuesi i automjetit, E.L, 24 vjeç, nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Policia e Igumenicës u vu në ndjekje, ndërsa makina u përplas në një bordur”, citon policia lokale.
Policia tha se gjatë ndalimit të dy personave u zbuluan në automjetin e aksidentuar pesë çanta sportive të zeza, brenda së cilës ishin vendosur 179 pako më lëndë narkotike.
“Nga hetimet është zbuluar se droga është ngarkuar në kufirin shiptaro-grek, pranë Qafë Botës, rreth 30 km larg Sarandës dhe kishte si destinacion Athinën”, saktëson policia lokake.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë