DELVINE- Artur Goro, i dyshuar si kapoja i një prej dy grupeve kryesore të trafikut të drogës nga Lazarati drejt Greqisë dhe Italisë është arrestuar sot në Delvinë.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Bistrica” i cili 2 ditë më parë vuri në pranga 5 anëtarët e bandës së tij. Në kuadër të operacionit u sekuestruan dhe 129 kg drogë e cila u gjet në vendin e quajtur burimi i Kursanës në Delvinë.(Foto: Droga e sekuestruar sot)
Operacioni për shkatërrimin e bandës u ndërmor më 14 mars pas 6 muajsh hetim dhe u arrestuan Jakup Mehmetin, 47 vjeç; Robert Xhaferrin, 45 vjeç; Agim Çuçin, 29 vjeç, Mihal Koçikori, 26 vjeç, Panajot Koçikori, 23 vjeç, ndërkohë u shpall në kërkim Artur Goro, 42 vjeç. Ky i fundit u arrestua sot paradite.
Në kuadër të këtij hetimi, grupit kriminal, në bashkëpunim me agjencitë e vendeve të BE-së, Itali dhe Greqi, i janë sekuestruar edhe disa ngarkesa të tjera lënde narkotike në kuadër të këtij hetimi.
Dy ditë më parë iu sekuestrua ngarkesa prej 135 kg kanabis.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Operacioni "Bistrica" me 14 mars