Kapet kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4 shqiptarë në Londër

Kapet kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4 shqiptarë në Londër

Kokaina e sekuestruar

4 shqiptarë janë arrestuar në Londër nën akuzën e veprimit si grup i strukturuar kriminal ku merreshin me trafikim kokainë, pastrim parashë dhe falsifikonin dokumente. Gjatë hetimeve policia e Londrës arrestoi Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç, Florian Meshi, 22 vjeç dhe Azem Gashi, 26 vjeç.

Nga operacioni policia sekuestroi 340 mijë paund cash dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund.

Konkretisht në shtëpinë e Rustem Dautit u gjetën 140 mijë paund cash si edhe përzierës droge dhe kokainë, ndërsa në banesën e  Fisnik Kurtucajt i gjetën 100 mijë paund.

Gjatë kontrollit të banesës së Florian Meshit u gjet një sasi droge dhe dokumente të falsifikuara , ndërsa Azem Gashi u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë paund cash.

Operacioni u zhvillua në disa adresa në Londër dhe Essex, pasi hetimeve dhe informacioneve që  autoritete kishin marrë. Të katër shqiptarët janë lënë në burg nga gjykata si masë paraprake, ndërsa  seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kokaina e sekuestruar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti i ndershem: 16/01/2021 18:48

    RRINI ne burg tani pisa derisa te thinjeni,,keshtu eshte kur nuk do te punosh me pune te ndershme,,KUJTONI SE JU JENI TE ZGJUAR ,,JU DUKET VETJA P..DH R.BSH,,,uroj te mos kete sapun ne burg.....te kete shampo te pakten,,,se me sapun se keni mire punen...///////

    Përgjigju
    • O emigranti i ndershëm që punon n t zez dhe je me ndihma: 17/01/2021 00:35

      Nuk rrin në burg or jo...se e din t gjith sa I ka denimet Anglia,plus dit-nat numërohet + rryshfetin e han dhe kta.dhe si përfundim do dalin para se t kesh bler ti lavatriçen e re me kursimet e 5 vjetve

  • Nir: 16/01/2021 11:29

    Si copa djathi

    Përgjigju
  • Durrsaku: 16/01/2021 10:58

    ...dhe keto pare vijne ne shqiperi me firgonat gjasme me vjetersira dhe ka shku metri apartamentit ne Tiran me shtrenjt se ne Milano

    Përgjigju
  • Like: 16/01/2021 09:30

    Mos ka qene dhe djali i mines dhe likes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit