Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane, për shkak se është kapur më një sasi të madhe drogë të fortë të llojit kokainë dhe heroinë. Shqiptari është identifikuar me inicialet O.B 43 vjeç dhe është arrestuar në portin e Golfo Aranci sapo ka zbritur nga trageti që vinte nga Livorno.
Policia italiane po bënte një kontroll rutinë në këtë port, por nervozizmi i shqiptarit ka ngjallur dyshime tek ata ku më pas i kanë bërë një kontorll më të imtësishëm. Pas kontrolleve në makinën e shqiptarit janë gjetur të fshehura në "airbag" e makinës një sasi prej 6 kg kokainë dhe 16 gramë heroinë të cilat sipas mediave italiane po të shiteshin në treg do të kapnin një velrë prej 1.5 milion euro.
Në makinë me 43-vjeçarin shqiptar ishte vajza e tij 5-vjeçare si dhe bashkëshortja e tij 38-vjeçare me origjinë nga Rumania. Kjo e fundit u la e lirë së bashku më vajzën e mitur por po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun Bancali, në Sassari.