VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar në kuadër të operacionit antidrogë "Fast Service".

I riu, Pavli Lulaj, u kap në banesën e tij, në lagjen "10 Korriku" në Vlorë me 30 doza kokainë.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Finalizohet operacioni antidrogë "Fast Service"

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operstive, kanë finalizuar operacionin e koduar "Fast Service" duke vënë para përgjegjësisë penalë një shtetas.

Në lagjen "10 Korriku" Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.

Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit "Kokainë"

• 1 (një) autoveturë e markës "Fiat Punto" ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", neni 283/2 i Kodit Penal.