Një shqiptar ka përfunduar në pranga pasi u arrestua me 30 kg kokainë e ndarë në 26 pako dhe iu sekuestruan 170 mijë euro. Arrestimi i tij u bë pas një ndjekje si nëpër filma, pas rezistencës që i bëri para se të përfundonte në prangat e policisë. Po të dilte në treg, kokaina kapte një vlerë në treg prej rreth 3 milionë euro.
Ai po udhëtonte me një 'Volkswagen Passat' kur është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli. Fillimisht ai u dukë e qetë gjatë ndalimit duke paraqitur dokumentacionin, por në momentin që policia ka tentuar të hap bagazhin për një kontroll më të imtësishëm, 32-vjeçari shqiptar i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi. Ndjekja e tij zgjati për disa minuta në rrugët e Pratos në rajonin e Toskanës në drejtim të Romës.
Policia u vu në ndjekje të tij dhe vetëm pasi qëlloi njërën nga gomat e makinës së shqiptarit bëri që ai të ulte shpejtësinë dhe të braktiste makinë në një parkim nëntokësor. 32-vjeçari u largua me vrap pas braktisjes së makinës, por u ndalua nga policia disa minuta më vonë.
Në makinën e shqiptarit u sekuestruan 30 kg kokainë dhe 140 mijë euro, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi u sekuestruan edhe 30 mijë euro të tjera dhe 6 celularë.
Komente










