TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 19-vjeçarin L.S pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kanabis që e shpërndante në kryeqytet kryesisht në rrugën "Dhimitër Shuteriqi".
19-vjeçari sipas policisë është kapur me 463 gr Kanabis e ndarë në disa doza gati për shitje. I arrestuari do të përballet para gjykatës me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komento