Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V., është arrestuar në flagrancë nga policia italiane duke transportuar 70 kg Marihuanë me mjetin tip “Renault” në provincën e Valdranos në Firence.
Gjatë momenti të arrestimit shqiptari po transportonte drogën në autostradën e Valdranos, të ndarë në 4 pako me vlerën 350 000 euro të fshehura në sejdiljen e pasme të mjetit.
Sipas policisë italiane droga ishte e destinuar për tregun e provincave të Firences, duke përfshirë edhe Valdranon. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka çuditur policinë në momentin e ndalimit. Kur policia po kontrollonte automjetin, shqiptari u është drejtuar atyre me fjalët "po transportoj lëndë narkotike". Në pak çaste karabinierët zbulojnë ngarkesën e rreth 70 kg e llojit kanabis e cila në treg do kapte shifrën e 350 mijë euro.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com