Julian Bregu dhe Fatjon Brahja janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzë e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.Bregu dhe Brahja janë kapur pas një person ka telefonuar në sallën operative se në automjetin që udhëtonin dy të rinjtë kishte droge.

Uniformat blu i kanë kapur në flagrancë dhe sekuestrimin e afro 1 kg kanabis. Për këtë rast kanë nisur hetimet ndërsa policia po verifikon dhe përfshirjen e Bregut dhe lidhjen e tij me drogën, pasi rezulton se Bregu prej kohësh merret dhe me tregtinë e kafesë në Tiranë dhe se ai zotëron kompaninë “Enti-08”.

Bregu rezulton një person i njohur për policinë e kryeqytetit, pasi 1 vit më parë ai kallëzoi se ishte gjobitur me 13 mijë euro nga Pajtim Seriani e Genci Ferhati,të dy këta të fundit momentalisht ndodhet në burg.Bregu nuk ka pranuar autorësinë e drogës, duke pohuar se gjithçka ka qënë e sajuar,dhe mund të jetë funtur nga ndonjë person tjetër.Mirëpo pavarëisht këtyre pretendimeve, policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Julian Bregun dhe Fatjon Brahjan.

Kallëzoi 6 shokët
Biznesmeni Julian Bregu, njeriu që kallëzoi për gjobëvënie 6 shokët e tij mes tyre dhe Genc Ferhatin, që prej tre ditësh janë izoluar në burg me vendim gjykate, ka pranuar përpara noterit por edhe para prokurorëve se ai u kishte marrë shuma të konsiderueshme euro dhe se nuk ia kishte kthyer ende. Në prill të 2015 gazeta “Shqiptarja.com” ka siguruar ekskluzivisht disa deklarata noteriale ku Julian Bregu pranon vullnetarisht borxhet ndaj Ferhatit, duke premtuar njëherësh ti shlyente ato deri në datën 13 tetor 2016. Pavarësisht deklaratave noteriale, ai në muajin shkurt 2014 ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shtetasit Genc Ferhati, vllain e tij nga njerka Elvis Karoli, Pajtim Serianin, Ditmar Reçi, Klevis Kardashi dhe Arben Haxhihysenin. 32-vjeçari Bregu, pronar me 100 për qind të aksioneve në kompaninë e kafesë “Enti-08”, ka pasur marëdhënie huaja me Genc Ferhatin, e më konkrektisht me babain e tij Shpëtim Ferhatin. Marrëdhënie huaje financiare Bregu ka pasur dhe me shokët e Genc Ferhatin, si Pajtim Serianin, ku para noterit dhe prokurorëve ka pranuar se Serianit i ka borxh një shifër pre 13 mijë euro si dhe një detyrim tjetër prej 20 mijë euro i ka, të arrestuarit tjetër
Ditmar Reçi.

Borxhi me babain e Ferhatit
Nuk dihet nëse këto deklarata noteriale janë nënshkruar me vullnetin e tij të lirë apo nën presionin e personave të arrestuar, por nga dokumentacioni që zotëron gazeta konstatohet se Shpëtim Ferhati, babai i Genc Ferhatit ka nënshkruar së bashku me Julian Bregun një deklaratë për njohje detyrimi.Dokumenti është përpiluar para noteres Mirka Papa, e cila është dhe noteria që ka përpiluar dhjetëra dokumenta të kompanisë “Enti-08”. Dokumenti i datës 13 tetor 2014 tregon se deklaruesit Julian Bregu dhe Shpëtim Ferhati me vullnetin e tyre të lirë kanë pohuar se:”…unë deklaruesi Julian Bregu deklaroj me vullnetin tim të lirë e të plotë dhe me përgjegjësi ligjore se njoh detyrimin financiar ndaj z.Shpëtim Ferhati për shumën 12.600 euro dhe 3000 dollarë Amerikanë. Për këtë unë përsëris se njoh detyrimin ndaj Shpëtim Ferhatit dhe marr përsipër tia kthej atij totalisht shumën deri në datën 13 tetor 2016. Ndërkohë nga ana tjetër deklaruesi Shpëtim Ferhati është dakort me sa mësipër dhe nuk ka asnjë pretendim tjetër. Të dy deklaruesit pohojnë dhe kërkojnë që çdo akt tjetër i bërë midis tyre lidhur me detyrim në të holla, anullohet dhe ky akt është përfundimtar dhe i vetëm në lidhje me marëdhëniet e tyre në të holla.Kjo deklaratë pranohet nga deklaruesit e të jetë titull ekzekutiv dhe në rast të mos likujdimit të shumës sipas kushtit të mësipërm, deklarata përbën titull ekzekutiv dhe do të ekzekutohet si i tillë…”.

Mohon lidhjen
Bregu nuk ka pranuar autorësinë e drogës, duke pohuar se gjithçka ka qënë e sajuar,dhe mund të jetë funtur nga ndonjë person tjetër.Mirëpo pavarëisht këtyre pretendimeve, policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Julian Bregun dhe Fatjon Brahjan.

Më Genc Ferhatin
32-vjeçari Bregu, pronar me 100 për qind të aksioneve në kompaninë e kafesë “Enti-08”, ka pasur marëdhënie huaja me Genc Ferhatin, e më konkrektisht me babain e tij Shpëtim Ferhatin.
 
Dashamir Qershorit ju gjet në makinën e policisë droga



d.b/shqiptarja.com