Kapet me drogë dhe vaj kanabisi në makinë, në pranga ish-polici në Kuçovë

Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Kuçovës. Sokol Dardha, 60-vjeç, është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen "1 Maji" të qytetit dhe droga iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në automjetin e tij tip Ford.

Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular. 

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet. Në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat,ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë