Një 35 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë Ditar Cerjani i cili në momentin që ka kuptuar se po ndiqej nga forcat e policisë, ka tentuar të largohet me automjetin e tij, por ka shkaktuar aksident duke u përplasur me një tjetër makinë.
Gjatë kontrollit të bërë, atij iu gjetën disa doza të lëndës narkotike ‘cannabis sativa’ të ndarë në doza gati për t’u shitur në qytetin e Peshkopisë. 35 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.

B.V/Shqiptarja.com
Komente

