Nurcellari, Ostrovica kërkonte të përplaste me xhipin e tij Pajero, një Peugeot 205 ku udhëtonte një tjetër shqiptar, por gjatë ndjekjes makina është përplasur me Citroenin e tre vajzave, duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Ditën e sotme nga Strukturat e Hetimit të Policisë së Kryeqytetit, bënë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit për vrasje me dashje, të shtetasit Ardian Nurcellari (Ostrovica), 45 vjec, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Kapja e tij u realizua mesditën e sotme në afërsi të Mbikalimit të Kamzës, në ambjentet e një lokali në Tiranë.
45 Vjeçari, dyshohet se në vitin 2000 ka kryer një vrasje të trefishtë në qytetin Luccas të Italisë.
Ndërkohë në ngarkim të tij, Gjykata e Luccas Itali me vendim të datës 18 Janar 2011, e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burgim për konsumim të veprave penale të Vrasjes me dashje dhe Largim nga vendi i aksidentit.