Arratisja e Saif Al Islam Al Kadafit ka marrë fund. 39 vjeçari është arrestuar në jug të Libisë. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Drejtësisë i qeverisë transitore. Djali i Gadafit ishte në arrati prej javësh, pasi ndaj tij u lëshua një arrest ndërkombëtar. Tani ai do përballet me Hagën për krime kundër njerëzimit.
Ai shihej gjerësisht si pasuesi i Gadafit. Pas shpërthimit të kryengritjes, ai radikalizoi qëndrimet dhe u shfaq në mënyrë demonstrative në krah të babait. Një ditë përpara marrjes së Tripolit, ai u shfaq luftarak përpara kamerave, por më pas u zhduk pa asnjë gjurmë. Mendohej se ishte arratisur në Mali ose Niger.
Fotot e publikuara pas arrestimit e tregojnë atë në një qeli, me gishtat e fashuar. Kjo konfirmon lajmin se ai i ka humbur gishtat gjatë një shpërthimi. Saif është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë avioni ushtarak me të cilin u transportua ai, u tentua të sulmohej nga libianët e revoltuar, por forcat e sigurisë parandaluan gjithçka.(Gazeta Tema)
/Shqiptarja.com