Është arrestuar në Venezuelë njëri prej trafikantëve më të mëdhenj kolumbian të drogës. Daniel Barrera i njohur ndryshe edhe si "Barrera i çmendur" u ndalua në San Cristobal në një operacion të përbashkët të shërbimeve inteligjente amerikanë, britanike dhe atyre të Venezuelës.
Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos e përshkroi atë si personin më të kërkuar në të gjithë kohërat. Perandoria kriminale e Barreras furnizonte me drogë jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe vende të tjera të botës e veçanërisht Evropën.
Shuma e vendosur në SHBA si shpërblim për informacione që çonin në kapjen e tij ishte 5 milion dollarë ndërsa Kolumbia shtoi edhe 2.7 milion dollarë të tjera. "Për 20 vite ai bënte vetëm gjëra të këqia ndaj Kolumbisë dhe gjithë botës. Të gjitha tipet e krimeve, aleanca perverse me paramilitarë dhe grupe rebele", tha Presidenti Santos në një fjalim televiziv. Në qershorin e kaluar autoritetet e Venezuelës arrestuan dhe Diego Perez Henao, i njohur si kreu i kartelit të drogës Los Rajostros.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com