Pas 8 muajsh në kërkim nga Italia është arrestuar në Greqi, shoferi i bandës së “Audit” të verdhë Vasil Rama 36 vjeç.
36-vjeçari shqiptar u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, greke dhe italiane që kishin vendosur në gjurmim shoferin e “Audit” të verdhë, që terrorizoi qytetarët në veri të Italisë.
Në fillim të vitit 2016 banda u bë mjaft e njohur, pasi tre shqiptarët, mes tyre i arrestuari Vasil Rama udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.
Makina e vjedhur në Milano me 26 dhjetor 2015, ishte gjithmonë në gjendje për ti shpëtuar policisë, derisa sa u gjet e djegur në Trevizo.

Në foto i arrestuari Vasil Rama
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO