TIRANE- Gëzim Çela, (foto) njeriu i cili është arrestuar sot në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza” ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si nga drejtësia italiane por dhe nga ajo shqiptare. Në vitet 2003 ai cilësohej nga mediat italiane, si "baroni i drogës" dhe në Shqipëri si kapo i bandës kriminale të "Fushë- Kuqes". Gëzim Çelës i janë vënë prangat në aeroportin e Rinasit, në momentin kur po kthehej nga Turqia, ku një javë më parë kishte dalë nga burgu. Çela ishte dënuar në Turqi me 6 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës.
Në maj të 2003 ishte dënuar nga një gjykatë italiane me 11 vjet burg për akuzën e favorizimit të prostitucionit, ndërkohë që në Shqipëri gjykata e Tiranës e kishte liruar pasi ai kishte paraqitur raporte mjekësore të falsifikuara. Sipas këtyre raporteve Çela vuante nga kanceri dhe duhej të mjekohej në Turqi. Vetëm pas lirimit prokuroria arriti të verifikonte se dokumentet ishin të falsifikuara.
Në mars të 2003 një gjykatë italiane dënoi bandën kriminale të drejtuar nga Gëzim Çela dhe Sajmir Sadria, dhe të përbërë nga 14 shqiptare, 4 italiane dhe 1 ukrainase. Gëzim Cela, u dënua në mungesë, dhe sipas policisë italiane ai drejtonte trafikun nga Shqipëria, ndërkohë që në Itali komandonte Saimir Sadria. Këta të dy kanë marrë edhe dënimin më të madh, rreth 11 vjet burg secili.
Redaksia Online
(sg/as/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sot u ekstradua i dënuari për vrasje